×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mposht në derbi Dritën – shkon në +7 dallimi në tabelë

    Insajderi
    01 November 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka marrë fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0, duke i shkaktuar gjilanasve humbjen e parë këtë edicion.

    Iniciativa në pjesën e parë i takoi Dritës që krijoi më shumë nga loja.

    Muharrem Jashari e Almir Ajzeraj kishin raste të mira shënimi, por në dy rastet intervenoi për mrekulli Enea Koliçi.

    Ballkani luante më qetë, derisa ata ishin të parët që kaluan në epërsi.

    Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova realizoi një gol spektakolar nga më larg se 30 metra nga gjuajtja e lirë për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0 në minutën e 36-të.

    Drita tentoi të rikthehet në lojë, por Raddy Ovouka pati një rast të miri, derisa nuk gjuajti mirë.

    Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

    Fillimi i pjesës së dytë ishte më i qetë me Dritën që sërish kishte iniciativën, por nuk ishte konkrete në fazën e sulmit.

    Gjilanasit përkundër se tentonin barazimin e rezultatit, nuk ia arritën një gjëje të tillë.

    Walid Hamidi në minutën e fundit realizoi për 2-0, por goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

    Vetëm një minutë më vonë, vendasit kishin sërish rast të mirë shënimi, por që goditja e Hamidit u ndal nga shtylla.

    Me këtë fitore Ballkani shton epërsinë ndaj Dritës në shtatë pikë, pasi kryeson Superligën me 29 pikë, derisa gjilanasit mbetën në pozitën e dytë ne 22 sosh. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark