Ballkani dhe kampionia në fuqi, Prishtina po zhvilluan ndeshjen derbi të vlefshëm për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Therandasit që ishin nikoqir të kryeqytetasve në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë arritën të merrnin tre pikët, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0.
Ballkani pati mundësintë të realizonte në minutën e 8’të me anë të Ermal Krasniqit, por penalltinë e priti në mënyrë mjeshtërore, Eglant Haxho.
Pas disa mundësive ideale, skuadra e Ilir Dajës arriti ta realizonte golin e epërsisë me anë të Blendi Baftiut (35’), i cili realizoi golin e 4’të të tij personal për këtë edicion.
Pas Blendi Baftiut, pas një gabimi në mbrojtje të Prishtinës, golin e gjeti Besnik Krasniqi (49′), i cili realizoi golin e 11’të personal.
Prishtina vazhdon të mbetët në vendin e pestë me 38 pikë, një më shumë se Malisheva. Kurse, Ballkani mban kreun me 63 pikë.
Ekipi i Ilir Dajës sot morri fitorën e pestë radhazi. /Insajderi.org