×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani përballet sot në miqësore me kampionin e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    14 June 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kampioni i Kosovës në futboll tashmë ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

    Suharekasit sot do të kenë një test të rëndësishëm ku në miqësore përballen me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin.

    Ballkanit tash e disa ditë është në përgatitje në Ohër dhe sot e mbyll fazën e përgatitjeve me këtë ndeshje e cila luhet nga ora 17:30 në Ohër.

    Të kujtojmë që sot nga ora 12:00 në Nyon  të Zvicrës hidhet shorti për Ligën e Kampionëve ku edhe do të mësohet kundërshtari i kampionit të Kosovës në garat më prestigjioze për klube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark