Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur ta realizojë edhe golin e dytë ndaj skuadrës së La Fioritas, shkruan Insajderi.
Golin e dytë për Ballkanin e realizoi Albion Rrahmani. Kurse, golin e parë e realizoi mesfushori Meriton Korenica. – GOLI
Kujtojmë se, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja, u eliminua në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve nga skuadra lituaneze, Zhalgiris, derisa ekipi nga San Marino u eliminua në raundin paraeliminator nga Inter D’Escaldes
Përveç Ballkanit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, të enjten, luan edhe Drita.
/Insajderi.org