×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani renditet në këtë pozitë pas ndeshjes së parë në Konferencë Ligë

    Insajderi
    09 September 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani e ka nisur me barazim rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës, duke barazuar në Prishtinë me ekipin rumun, CFR Cluj..

    Kampionët e Kosovës barazuan 1:1 ndaj Cluj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

    Edhe dueli tjetër i po këtij grupi ndërmjet Sivassporit dhe Slavia Pragës u mbyll me rezultat identik 1:1.

    Kësisoj, katër skuadrat e Grupit G kanë nga një pikë pas xhiros së parë në këtë grup.

    Ballkani renditet në pozitën e katërt, ndonëse me shifra të barabarta me të gjithë rivalët.

    Për Ballkanin të enjten mbrëma realizoi Armend Thaqi në minutën e 65-të të takimit, por barazimi për rumunët erdhi në minutën e 90-të kur shënoi Yuri Matias.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark