Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e radhës në garat evropiane.
Skuadra nga Suhareka i nisi garat në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku befasisht u eliminua nga Zalgirisi i Lituanisë.
Ndërkaq, tashmë, Ballkani ka rënë në Ligën e Konferencës, ku në rundin e dytë eliminator, do të ndeshet me La Floritan e San Marinos.
La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet sonte nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.
Ballkani konsiderohet dukshëm favorit sonte, por që La Florita është një kundërshtar për t’u mos nënvlerësuar.
Ndryshe, në rast të kualifikimit, Ballkani do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klasvik.