×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani sot përballet me Ferizajn në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    19 September 2022 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani i rikthehet aksionit në Superligën e Kosovës dhe sot do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së tetë.

    Deri më tani, skuadra e Ilir Dajës ka zhvilluar vetëm katër ndeshje nga të cila ka arkëtuar nëntë pikë dhe sot do të kërkojë vetëm fitore për të qëndruar në hap me skuadrat e para të renditjes tabelare.

    Nga ana tjetër, Ferizaj i udhëhequr nga trajneri Arbnor Morina po tregohet një skuadër e papërshtatshme për të gjithë kundërshtarët. Ata në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje, tri barazime dhe një fitore, atë ndaj Llapit.

    Momentalisht Ballkani renditet në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Ferizaj ka shtatë pikë në vendin e tetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark