×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani vuan shumë, por Rrahmani shfaq instiktin e tij prej super-sulmuesi, Drenica mposhtet pavarësisht paraqitjes dinjitoze

    Insajderi
    19 February 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani ka mposhtur Drenicën me shumë vështirësi me rezultat 2-1.

    Ndeshja nisi shumë më mirë për skuadrën mysafire, ku vetëm pas tetë minutave lojë kuqezinjtë gjetën golin.

    Ishte sulmuesi Archange Bintsouka që pranoi një top të bukur në zonë dhe me një goditje edhe më të bukur realizoi për 0-1.

    Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 17 minuta, kur vendasit gjetën golin e barazimit.

    Sulmuesi Albion Rrahmani realizoi një gol të bukur për t’i barazuar shifrat në 1-1.

    Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para në stadiumin e qytetit në Suharekë.

    Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që kërkonin me ngulm golin e epërsisë.

    Ballkani krijoi disa raste të mira me Gripshin, Rrahmanin e Korenicën, por pa sukses.

    Rast të artë pati mesfushori rahovecas Meriton Korenica kur në minutën e 68 qëlloi shtyllën pas një gjuajtje të fortë.

    Ballkani e gjeti golin e fitores në minutën e 89-të, kur pas një asistimi fantastik nga Nazmi Gripshi, ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi për 2-1.

    Deri në fund gola më nuk pati dhe Ballkani ndali pikët e plota në shtëpi.

    Pas kësaj fitore Ballkani kthehet në krye të tabelës me 44 pikë, derisa Drenica mbetet e teta në tabelë me 20 pikë.

    Në xhiron e 21-të, Ballkani luan në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina pret Gjilanin në Skenderaj. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark