Insajderi
Lajme

Balluku për Liburn Aliun: Më i spikaturi ndër kolegët kosovarë në ndërtimin e Shqipërisë

Insajderi
28 October 2025 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balluku për Liburn Aliun: Më i spikaturi ndër kolegët kosovarë në ndërtimin e Shqipërisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi këtë të martë Liburn Aliun si drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, që zëvendëson Kreshnik Bajraktarin.

Balluku foli për figurën e Aliut dhe kontributin e tij ndër vite, duke e quajtur “më të spikaturin ndër kolegët kosovarë që janë bashkuar në ekzekutivin shqiptar gjatë kësaj dekade”.

“Në fillim të muajit shtator kam bërë një bisedë me Liburnin dhe e pyeta, dhe meqenëse më kishte njoftuar se do të dilte nga politika nëse do të kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe si rrjedhojë edhe për Kosovën, e diskutuam me njëri-tjetrin. Ta them drejt, më ngrohu zemrën sepse propozimi i tij ishte shumë interesant dhe i përshtatshëm për vendimin e tij për të jetuar në Tiranë. Kështu që me radhën time këtë propozim e çova tek Kryeministri”, tha ajo përcjell Insajderi.

“Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion dhe dëshirë – për t’i parë shqiptarët në lartësinë që ata e meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar, kemi pasur ministra, drejtorë. Por Liburn Aliun, për atë që unë e njoh, është më i spikaturi ndër kolegët e tjerë kosovarë që na janë bashkuar të kësaj dekade për ndërtimin e Shqipërisë,” tha Balluku.

Zv/kryeministrja shtoi se Kryeministri e ka miratuar dhe mbështetur propozimin, duke theksuar rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit: “Porti i Durrësit është porti i shqiptarëve dhe jo vetëm i Shqipërisë.”

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark