×
  • Lajme
  • Insajderi

    Balotazhi në Prizren, Mytaher Haskuka tregon a do të bëjë koalicion për ta mundur Totajn e PDK-së

    Insajderi
    21 October 2021 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për 5 mijë e 426 vota më shumë kryetari aktual i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuk dhe kandidati për kryetar nga PDK, Shaqir Totaj do të përballen në balotazh me 14 nëntor.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Mytaher Haskukën nga Vetëvendosja për ta pyetur nëse do të bëjë ndonjë koalicion me partit e tjera për ta mundur Shaqir Totajn e PDK-së.

    Haskuka ka thënë se ende nuk kanë vendosur se me cilën parti do t’i bashkojnë forcat për ta fituar Prizrenin.

    “Ende nuk keni vendos, ende nuk mundem me fol kur të ketë nëse kemi ndonjë vendim do të ju lajmërojmë”, ka thënë Haskuka shkurt për Insajderin.

    Ndryshe nga Haskuka, kundër kandidati i tij Totaj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me partitë tjera.

    “Ne posa i kemi marrë rezultatet finale dhe tani jemi duke shikuar mundësinë qese pari të bëjmë analizën e kompatibilitetin të programit me partitë tjera”, ka deklaruar Totaj për Insajderin.

    Mytaher Haskuka në këto zgjedhje ka fituar 23 mijë 504 vota kurse Shaqiri Totaj ka fituar 18 mijë e 078 vota./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark