×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Baloteli për skuadrën e njohur: Më pëlqejnë si ekip, nëse më telefonojnë do të shkoj!

    Insajderi
    27 April 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mario Baloteli është duke zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me fanellën e Adana Demirsporit.

    Sulmuesi italian në përmjet rrjetit social “Twitch” ka qenë në lidhje direkte me Agueron pas ndeshjes Mançester Siti-Real Madrid mbrëmë, duke lëshuar deklarata dashurie për skuadrën e Boka Zhuniorit, ku ish-lojtari i Interit dhe Milanit ka thënë se nëse Rikelme në cilësinë e drejtuesit do ta telefonojë do të shkonte menjëherë:

    “Boka Zhunior më pëlqen, gjithashtu më tërheq që të luaj për ta. Të gjithë fëmijët janë rritur me mitin e Maradonës dhe Rikelmes. E njoh Boka Zhuniorin falë tyre.

    Kam thënë gjithmonë se herët ose vonë do të luaja për ta.

    Nëse më telefonon Rikelme do të shkoja menjëherë.”, përfundoi sulmuesi 31-vjeçar, i cili aktualisht me fanellën e Adana Demirsporit në Superligën turke është aktivizuar gjithsej në 28 ndeshje, nga ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark