×
Show

Bananja parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Insajderi
29 March 2016 - 10:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bananja  është një nga frutat më të shëndetshëm dhe të shijshëm. Ekspertët argumentojnë se bananet duhet t’i përfshini rregullisht në ushqimet tuaja ditore.

Bananet janë të pasura me kalium dhe janë të përsosura për parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Po ashtu, thuajse si çdo frut tjetër, përmbajnë fibra që janë thelbësore në rregullimin e dhimbjeve të stomakut dhe kapsllëkut. Nëse ndjehuni të fryrë në stomak, hajeni një banane.

Bananet përmbajnë gjithashtu edhe karbohidrate, prej të cilave ne fitojmë energji. Ato kanë edhe vitaminë C dhe vitaminë B6, që do t’ju bëjnë të ndjehuni të relaksuar dhe të qetë.

Në fund,bananet kanë edhe tiptofan, që është ndezës i serotoninit, i njohur si hormoni i lumturisë. Sa më shpesh dhe do të ndjehuni aq më mirë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark