×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Banesa e policit të Kosovës goditet me predhë, policia jep detajet e para

    Insajderi
    19 August 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhami i banesës së një zyrtari policor të Kosovës është goditur mbrëmë nga një predhë e armës. Kështu ka dhënë detaje policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Sipas policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin në polici pasi ka qenë në mbikëqyrje të banesës në mungesë të pronarit.

    “Sheshi Vicianum, Prishtinë 18.08.2023-20:35. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari policor, nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar përmes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm”, ka njoftuar policia.

    Rasti mbetet nën hetime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark