×
  • Lajme
  • Lajme

    Banesa, shtëpi, kursime- kjo është pasuria që ka deklaruar Glauk Konjufca

    Insajderi
    20 April 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit.

    Pasurinë e tyre e kanë deklaruar krerët e shtetit, përfshirë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

    Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi  të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro.

    Konjufca ka deklaruar se ka një kredi që e kishte marrë për blerjen e banesës. Aty figuron se shuma totale e kredisë është 61 mijë e 424 euro, ku vlerë e mbetur janë 33 mijë e 607 euro.

    Konjufca merr pagë vjetore në vlerë 27 mijë e 555 euro si Kryetar i Kuvendit,  derisa 3 mijë e 589 euro ka deklaruar se i ka marrë si mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark