Në raport pretendohet se vendet në rajon tani kanë rast t’i zhvillojnë reformat në mënyrë që t’i zbusin rreziqet, me rastin e kërkesave të publikut për mundësitë gjithnjë e më të mëdha ekonomike.
Paralajmërohet se, përkundër rritjes së ashpër në vitin 2018, në rajon është hapur një numër i vogël i vendeve të punës, e që pasqyrohet në dinamikën e kufizuar të sektorit privat.
Precizohet se në Ballkanin Perëndimor në vitin 2018 janë hapur vetëm 96.000 vende të punës, kryesisht në prodhim dhe në shërbime, në krahasim me 171.200 vendeve të punës që janë hapur në vitin 2017.
Shkalla e papunësisë ka rënën në vitin 2018, mirëpo edhe më tutje është e lartë, sidomos për gra dhe të rinj, e në disa vende rënia e papunësisë është rezultati i jo aktivitetit të rritur të fuqisë punëtore dhe të emigrimit, e jo të hapjeve të vendeve të reja të punës, konstatohet në raport.
Kreatorët e politikave në rajon duhet t’i zbatojnë reformat të cilat mund të sjellin deri te rritja e qëndrueshme ekonomike e cila krijon vende të punës, ka deklaruar drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Ven Gelder.
Ajo ka theksuar se kompanitë në rritje të shpejtë krijojnë më së shumti vende pune, por ka paralajmëruar se kompani të tilla janë pak, sidomos në krahasim me ekonomitë tjera në tranzicion në Evropë./Insajderi.com.