×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k marrëveshje për financimin të klientëve me normë efektive 3.7%

    Insajderi
    10 October 2019 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banka ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patundshmërisë në Marigona Hill me normë efektive të interesit 3.7%.

    Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtoresha gjenerale e bankës ProCredit, Eriola Bibolli ka thënë “Banka ProCredit për klientët e saj privatë në vazhdimësi ka avancuar shërbimet kreditore, ato hipotekare për shtëpi/banesë sepse jemi të bindur që kreditë për këtë destinim i shtojnë vlerë një familjeje duke siguruar vendbanim por në të njëjtën kohë kohëzgjatja e kthimit të këtyre kredive imponon kulturë kursim; Duke qenë në linjë me këtë, me kënaqësi e them që kemi ofertën më të mirë të kredive hipotekare në treg, me kohëzgjatje deri në 20 vjet dhe normë efektive të interesit 3.7%.

    “Jemi shumë të gëzuar që klientët tanë do të kenë edhe një mundësi fantastike për të mbështetur investimin e tyre dhe realizimin e ëndrrës për të qenë pjesë e komunitetit të lagjes Marigona Hill”, u shpreh Uragan Alija, Drejtor i Përgjithshëm i Marigona Hill.

    Sipas z. Alija, projekti Marigona Hill është i shtrirë në 16.2 hektarë dhe do të ketë: 90 shtëpi, 115 tarracierë, 315 banesa dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi.

    Lagja “Marigona Hill” është paraparë të ndërtohet me standarde të larta ekologjike. Rrjedhimisht edhe kreditë e financuara nga banka ProCredit do të klasifikohen pjesërisht si Eko kredi/investime.

    Për më shumë rreth ofertës kreditore të bankës www.procreditbank-kos.com
    Për më shumë rreth lagjes Marigona Hill: www.marigonahill.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark