×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Banorët e “Lakrishtës” në hall nga ‘kapadaia’ që po fshihet nën petkun e pjesëtarit të FSK-së

    Insajderi
    08 May 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët dhe pronarët e lokaleve tek lagjja “Lakrishtë” në kryeqytet janë në hall nga një person, i cili vazhdimisht po i kanos për shkak të parkingut. Sjelljet e tij, ngjasojnë me sjelljet e një “kapadaiu”. Situata rëndohet kur kuptohet se kërcënuesi është pjesë e FSK-së.

    Insajderi nga burime të veta ka mësuar se personi që po i kanos banorët e kësaj lagje është Jeton Meta, pjesëtarë i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Meta po e përdorë profesionin e tij si pjesëtar i FSK-së për t’iu shmangur hapjes së rastit në polici përkatësisht ndonjë dënimi të mundshëm.

    “Non-stop ju bën presion komshinjeve për parking, lokaleve që gjenden afër. Me pretekstin është parkingu jem se unë jam banor paguaj tatim për banesë. Mos mi leni kush kerret këtu”, mësohet të ju ketë thënë Meta.

    Kanosja e fundit ka ndodhur me datë 25 prill, dy punëtorë të një lokali aty pranë u kërcënuan nga Jeton Meta. Rasti gati kishte kaluar në sulm fizik.

    Ai po kërkonte me ngulm largimin e veturave që kishin parkuar aty.

    “Kur vijnë policia ai paraqitet si pjesëtar i FSK- edhe nonstop fol me ta me termin koleg”, i tha ky burim Insajderit.

    Në ditën kur ndodhi ky rast Meta së bashku me 3 persona tjerë përfunduan në stacionin e policisë. Siç mëson Insajderi, brenda stacionit qëndruan afro 5 orë.

    Madje, kanë qenë hetuesit policor të cilët kanë kërkuar që palët të pajtohen dhe ndaj pjesëtarit të FSK-së të mos hapet rast.

    Por për shkaqe sigurie, viktimat kanë vendosur që ta denoncojnë.

    Gazeta Insajderi e ka kontaktuar edhe Jeton Metën, për të marrë një përgjigje lidhur me rastin, por të kuptuar variantin e tij.

    Por i njëjti sapo e ka dëgjuar pyetjen, me arsyetimin se “jam duke vozitur” , e ka ndalur telefonin.

    Që Meta ka problem me çështjen e parkingut, e dëshmon edhe pjesa që kishte vendosur disa hekra për t’ua pamundësuar parkingun qytetarëve.

    Këta hekra apo pengesa të vendosura nga ai u larguan vetëm pastaj nga inspekcioni siç mëson Insajderi.

    Insajderi një sqarim për rastin e ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, ata konfirmuan se është hapur rast nën veprën penale “kanosje”, shtuan se palët pas intervisitmit janë liruar.

    “Sa i përket kërkesës tuaj, ju njoftojmë se me datën 25.04.2024, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është hapur një rast kanosje. Lidhur me rastin nga ana e policisë janë intervistuar palët e përfshira dhe me rekomandim të prokurorit personat janë liruar në procedurë të rregullt“, janë përgjigjur policia.

    Rasti po trajtohet në koordinim me institucionet kompetente, bëri me dije policia.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark