×
  • Showbiz
  • Show

    Banorja e BBV: Kur unë isha shtatzënë burri im kishte lënë shtatzënë edhe ish- gruan e tij

    Insajderi
    07 February 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkurrentja e re në garën e “Big Brother Kosova” sot i ka rrëfyer Xhuli një episode jo të lumtur të jetës së saj.

    Ajo, ka folur për periudhën gjatë të cilës ka qenë shtatëzënë me vajzën e saj të dytë.

    Sipas, Dautit partneri i saj që kishte qenë i martuar dhe me fëmijë para se të fillonin lidhjen i kishte thënë asaj që është i divorcuar nga bashkëshortja.

    Ndaj, edhe Dafina kishte filluar lidhjen me të ku tre muaj pas fillimit të lidhjes ajo kishte kuptuar se është shtatëzënë.

    Disa momente nga diskutimi i Dafinës me Xhulin

    Dafina: Unë s’kom dashtë me pas f’mi se unë e kisha çikën edhe nuk dojsha me pas f’mi. Edhe i thojsha atij i ki f’min tu…Po gjatë kohës kur unë isha shtatën mora vesh që edhe gruja e tij është shtatëzanë.

    Xhuli: Jo, jo, jo mos m’thuj që është e vërtetë, s’munet me kanë. Sa njeri i pamoralshëm mundet me kanë me I lanë dy gra shtatzan në t’njejtën kohë. Ty nuk t’ka tregua që ka gru edhe f’mi?

    Dafina: Jo, jo ata t’ndamë.

    Mandej ajo ka treguar se kishte vazhduar lidhjen me të njejtin person dhe se kishte pasur turp të largohet nga aty për të shkuar në shtëpinë e familjes së vet.

    Dafina: Kom vazhdu se s’kom pas rrugëdalje tjetër. Edhe te shpija e babës nuk kom mujt me shku se marre…

    Më pas ajo ka rrëfyer që një muaj e gjysmë pas lindjes së vajzës ajo është ndarë nga partneri.

    Ku, pas ndarjes ajo ka thënë se ka përjetuar depresion dhe se për këtë gjë gjatë kohës sa e kishte përjetuar nuk kishte qenë e vetëdijshme./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark