Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore në Palestrën “Minatori” ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë në fazën e play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Mitrovica arriti fitore me rezultatin 77-68, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Mitrovicë.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, ishte Daniels – që realizoi 20 pikë, bëri nëntë kërcime dhe një asist.
Kurse te ekipi i Prishtiëns, më i miri ishte Wilson, me 19 pikë, shtatë kërcime dhe tre asiste.
Ndeshja e tretë zhvillohet në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë pas disa ditëve. Rezultati i përgjithshëm tani është 1 me 1.