×
  • Sport
  • Sport

    Barazohet seria në 1-1, Peja triumfon në “Karagaçi” kundër Trepçës

    Insajderi
    07 May 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Peja ka mposhtur me rezultat të thellë Trepçën në ndeshjen e dytë në finalen e play-offit.

    Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” u mbyll me rezultat 107:79.

    Vendasit e nisën më mirë që në çerekun e parë, duke e fituar me 18 pikë epërsi 32:24, derisa periudha e dytë u mbyll me shifrat 25:18.

    Fillimi i pjesës së dytë ishte më i barabartë 10 minuteshin e tretë që u mbyll 24:24, por Peja u rikthye në çerekun e fundit duke triumfuar 26:23.

    Më i miri i ndeshjes ishte Tate me 22 pikë, kurse më efikasi te mysafirët ishte Drilon Hajrizi me 18 sosh.

    Ndeshjen e parë në Mitrovicë e ka fituar Trepça.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark