×
Show

Barbie e ka sot ditëlindjen

Insajderi
18 March 2016 - 11:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të Javës së Modës në Paris u shënua ditëlindja e 57-ë e kukullës më të shitur në botë “Barbie”, e bërë nga Ruth Handler në New York.

Ekspozita është hapur në galerinë e Muzeut të Arteve dekorative ku u prezantuan të gjitha 700 modelet e “Barbi kukullës” të prodhuara nga viti 1959 deri më sot.

“Barbie” në pothuajse gjashtë dekadat e kaluara ishte lodra më e shitur në botë, kurse modelet e saj të ndryshme të kukullës deri më tani janë bërë në 27 ngjyra të ndryshme të lëkurës, 22 ngjyra të syve dhe 27 frizura të ndryshme. Kukullat janë bërë në personazhe të ndryshme si: mjeke, biznesmene, këngëtare, veterinere, sportiste dhe profesione të tjera, njofton artco21

“Barbie është një lodër që e duan të gjithë fëmijët e botës, por gjithashtu edhe një fenomen kulturor. Ajo në fillim ka krijuar dhe pasqyruar mënyrën e jetës në SHBA. Ajo më vonë iu përshtat trendeve globale dhe u bë simbol i kohës”, tha Anne Monier, kreatore.

Ekspozita në Paris do të jetë e hapur për vizitorët deri më 18 shtator./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark