Insajderi
Sport

Barcelona është afër marrëveshjes për kushtet personale me Rashford – transferimi i tij tanimë është vendosur

Insajderi
25 February 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona është afër marrëveshjes për kushtet personale me Rashford – transferimi i tij tanimë është vendosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Marcus Rashford pritet të jetë në Spanjë dhe për anglezin nuk do të ketë rikthim në vendlindje.

Barcelona ka bërë përparim në bisedimet me Marcus Rashford për kushtet personale, përpara një transferimi të përhershëm nga Manchester United këtë verë, raporton eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano.

Lëvizja nuk përbën surprizë, pasi Rashford, i cili u transferua në “Camp Nou” në formë huazimi për një sezon verën e kaluar duke pranuar një ulje të ndjeshme të pagës, nuk dëshiron të rikthehet në “Old Trafford” dhe e sheh të ardhmen e tij afatgjatë te gjiganti katalanas.

“Blaugranët” janë të kënaqur me ndikimin e 28-vjeçarit, i cili këtë sezon ka arritur shifra dyshifrore si në gola ashtu edhe në asistime – 10 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat, duke u shndërruar në një element të rëndësishëm të repartit ofensiv.

Megjithatë, Manchester United mbetet i vendosur dhe ngurron të ulë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh, çka mbetet pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark