×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona piketon këta pesë futbollistë si opsionet kryesore për ta zëvendësuar Dembelen

    Insajderi
    02 August 2023 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona ka një listë zëvendësuesit e mundshëm për Ousmane Dembele, i cili do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

    Sipas Albert Fernandez të Directo Gol, janë pesë opsione që po shqyrtohen për të zëvendësuar francezin.

    Opsioni prioritar është mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, i cili është një objektiv afatgjatë për klubin. Ai mund të luajë si anësor dhe në mesfushë, gjë që mund ta bëjë atë një aset për Barcelonën.

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix së fundmi ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit karalunas, është një tjetër në listën e tyre të ngushtë.

    Blaugranët po konsiderojnë gjithashtu një lëvizje për të nënshkruar me anësorët e Bayern Munichut, Leroy Sane ose Kingsley Coman.

    Një opsion befasues, megjithatë, është anësori i Rennes, Jeremy Doku – i cili është gjithashtu një objektiv i përfolur për Manchester Cityn.

    Mbetet për t’u parë se kë nënshkruan Barca në të vërtetë si zëvendësues i Dembeles, por që nuk pritet të jetë e lehtë duke ditur problemet me financat. /Syri/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark