×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona synon rikthimin e bujshëm, Xavi kërkon ish-bashkëlojtarin e tij si zëvendësim të Dembeles

    Insajderi
    01 August 2023 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas 9 vitesh, sulmuesi i njohur kilian Alexis Sanchez mund të rikthehet të luajë për skuadrën e Barcelona. 34-vjeçari pritet të jetë zëvendësuesi i Ousmane Dembele, që pritet të transferohet te PSG javën e ardhshme.

    Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. Sanchez ka luajtur edhe më parë për katalanasit në “Camp Nou”, në vitet 2011-2014, ku në 141 ndeshje në total realizoi 47 gola.

    Sanchez luajti sezonin e fundit në Francë, me Marseja, ku realizoi 18 gola në 44 ndeshje. Pra, sulmuesi është ende në formë dhe mund të jetë një futbollist ku Xavi mund të mbështetet, pasi kanë luajtur dikur me të njëjtën fanellë dhe e njeh mirë lojën e tij.

    Kiliani është një lojtar i lirë dhe është në pritje të një oferte nga Spanja, ku me fanellën e Barcelonës fitoi gjithçka gjatë aventurës së parë aty. Duke parë vështirësitë financiare, afrimi i Sanchez konsiderohet ideal për katalanasit, pasi vjen me koston zero dhe ka mjaft përvojë në arenën ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark