Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 ndaj New York Red Bull në ndeshjen miqësore parasezonale të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klubi katalunas ende gjendet në SHBA për përgatitje parasezonale dhe së fundmi kanë zhvilluar një miqësore tjetër, mëngjesin e sotëm (e diel).
Barcelona është takuar me NewYork Red Bull në “Red Bull Arena”, ndeshje të cilën e ka fituar pa vështirësi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Barcelonës, e cila shënoi edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë, Xavi bëri shumë ndryshime për t’i provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për formacionin titullar.
Megjithatë, loja e mirë dhe dominimi vazhdoi edhe në këtë pjesë, me Barcelonën që shënoi dhe një gol dhe vulosi fitoren.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 87-të me Memphis Depay, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.