Barcelona ka zyrtarizuar lojtarin e tyre më të ri brazilian në “Nou Camp”.
Raphinha është transferuar nga Leeds United në Barcelonë për shumën e 50 milionë eurove. Sot është bërë prezantimi zyrtar me fanellë, ndonëse marrëveshja me Raphinhna dhe skuadrën angleze ishte arritur ditë më parë.
“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë.Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, kanë qenë fjalët e para të Raphinës si futbollist i Barçës.
Ylli brazilian gjithmonë synim e kishte transferimin në Barcelonë, duke refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Chelseat. /Insajderi/