Këngëtari i njohur, Bardhyl Idrizi, ditën e sotme (e mërkurë) lanson bashkëpunimin “Sa mirë po dokesh” me Eaz dhe Xen.
Tre artistët shqiptarë kanë bashkuar forcat për herë të parë, teksa kjo është pjesë e albumit të katërt të Bardhit.
Ai së fundmi ka ndarë edhe disa imazhe të tjera nga videoklipi ku ka zbuluar pak më shumë për fansat.
“Sa mirë po dokesh/sonte 20:00”, ka shkruar ai.
E fundit ndërkaq e lansuar nga Bardhi mbetet “A je” që e solli saktësisht tre javë më parë.
Për vetëm kaq pak kohë të shkurtër ka mbledhur mbi katër milionë klikime.
Tri këngët e mëparshme të albumit mbeten: “Emanuela”, “Jeta jem” dhe “A je”.