×
  • Showbiz
  • Show

    Bardhi emocionon ndjekësit, bën një urim të veçantë për Sarën me rastin e ditëlindjes

    Insajderi
    03 September 2024 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.

    Ajo me këtë rast mori urime e dhurata të shumta, ndonëse një dedikim nuk mungoi as nga partneri i saj, artisti Bardhi.

    “Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, kanë qenë fjalët e këngëtarit nga Maqedonia.

    Krijuesi i hitit “Betohemi” tutje shtoi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.

    Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe nisën një romancë.

    Ata gjithashtu tani janë në pritje të një fëmijë, gjinia e së cilës është vajzë.

    Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) po vazhdon me angazhimet e tij në karrierë, projekte e koncerte. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark