×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bardhit dhe Melindës i anulohet koncerti në Preshevë, i del problem me policinë

    Insajderi
    06 August 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bardhi dhe Melinda Ademi do të performonin në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Preshevë ditën e sotme (6 gusht).

    Artistët e njohur njoftuan se i është anuluar performanca për shkak te keqkuptimeve me policinë.

    “Mbrëmja në Preshevë që ishte paraparë të mbahet sonte do të shtyhet për disa ditë”, nis postimi i Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Unë dhe Melinda me dëshirën më të madhe ishim duke ardhur, edhe me riskun tonë. Por mbrëmja u shty për shkak të disa keqkuptimeve me policinë e shtetit”, shtoi ai.

    I njëjti tha se në vijim do të zbulojë datën e saktë kur do të jenë sërish para publikut në Preshevë.

    “Nesër në mëngjes ju informojmë për datën tjetër që do të mbahet këto ditë. Ju duam shumë”.

    Ata këtë kohë janë të angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark