Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, i cili garon me numrin 34 në zgjedhjet e 7 qershorit, po marrë mbështetje nga qytetarë të shumtë anembanë Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hasanpapaj është shprehur se gjatë takimeve me qytetarë po merr energji pozitive dhe mbështetje të jashtëzakonshme, duke theksuar se qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe rikthimin e frymës së Lidhja Demokratike e Kosovës në vend.
“Kosova po flet me zemër. Nga çdo qytet e çdo lagje po marrim energji, dashni dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Kjo fushatë po na dëshmon çdo ditë se qytetarët duan ndryshim, duan dinjitet dhe duan rikthimin e frymës së mirë në vendin tonë”, ka deklaruar Hasanpapaj.