Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar.
Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 10 ndeshje.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit në merkaton e janarit.
Sipas todofichajes, Liverpool-i i Jurgen Klopp është kthyer në sulm për Nicolo Barella-n.
Klubi anglez duket se është gati të bëjë një ofertë të madhe në janar për mesfushorin e Inter-it.
Qëndrimi i klubit zikaltër ka qenë i qartë që nga vera e kaluar, kur Liverpool-i dhe klube të tjerë të mëdha kanë kërkuar informacione për lojtarin.
Do të duhen të paktën 80 milionë euro për të siguruar shërbimet për ish-lojtarin e Cagliari-t në merkaton e janarit.
Kështu, The Reds ka shumë mundësi të hidhen në sulm janarin e ardhshëm për futbollistin e Inter-it. Të shohim se çfarë do të ndodhë.