×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha ia merr përfundimisht PD-në Berishës, bëhet edhe kryetar i grupit parlamentar

    Insajderi
    03 September 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lulëzim Basha ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi kjo forcë politike ka miratuar ndryshimet statutore.

    Konfliktet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë reflektuar në ndryshime satutore, ku Basha ka përqendruar pushtetin në duart e tij, pasi nuk do të jetë më vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlamentar.

    Basha e ka larguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhin, kundërshtarin e rikthimit të tij për mandatin e katërt, ndërsa një tjetër ndryshim është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, shkruan TopChannel.

    Kjo i bie që Basha e ka pastruar PD-në nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark