×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Basha: Të hënën në Kuvend dorëzojmë amendamentin për ndihmën ushtarake në Kosovë

    Insajderi
    19 January 2024 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se të hënën kjo parti do të dorëzojë në Kuvend një amendament ku kërkohet që 50 milionë euro, nga buxheti i vitit 2024, të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë.

    Sipas Bashës kjo përbën një interes esencial të sigurisë kombëtare.

    “Ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të mega-buxhetit që u kalua për 4 minuta, prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për republikën e Kosovës.Natyrisht presim që të paktën në këtë interes esencial të sigurisë sonë kombëtare, të  sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm”, u shpreh Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark