Bashkëshortja e Omar Mateen, njeriu që vrau 49 persona të dielën e kaluar në një klub homoseksualësh në Orlando të ShBA-ve, mund të përballet me akuza drejtësia.
Ajo raportohet se i ka thënë policisë pas sulmit se ka tentuar që të flas me burrin e saj për të mos e bërë një krim të tillë.
Prokurorët dëshirojnë të ngrenë aktakuzë ndaj saj, që sipas tyre, nuk ka lajmëruar autoritetet shtetërore për një sulm të mundshëm, shkruan BBC.
Po ashtu, raportohet se Omar Mateen dhe gruaja e tij kanë pasur një bisedë telefonike gjatë kohës sa po ndodhte vrasja masive.
Ajo është intervistuar nga policia, por deri më tani nuk është arrestuar.
Një senator i cili është anëtar i Komisionit të Inteligjencës së Senatit, ka thënë se “duket se ajo ka pasur disa njohuri lidhur me atë se çfarë po ndodhte”./Insajderi.com