Insajderi
Insajderi

Bashkim Jashari nesër merr detyrën e komandantit të FSK-së

Insajderi
12 December 2021 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bashkim Jashari nesër merr detyrën e komandantit të FSK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark