×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bashkimi Evropian do të mbështesë planin e taksës dixhitale edhe nëse mungon konsensusi global

    Insajderi
    08 April 2019 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca është një prej vendeve që më shumti ka bërë presion për një taksë dixhitale por gjatë një takimi mes Ministrave Evropian të Financave gjatë fundjavës, Suedia, Finlanda, Irlanda dhe Danimarka bllokuan draft propozimin.

    Bashkimi Evropian do të mbështesë planin e taksës dixhitale edhe nëse mungon konsensusi global
    Evropa duhet të vendosë vetë për taksën dixhitale dhe duhet të ecë përpara me planin edhe nëse nuk ekziston mjaftueshëm konsensus global tha Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager.

    Ende në mes të vendeve anëtare ka mosmarrëveshje për mënyrën sesi taksa “GAFA” duhet të implementohet.
    Taksa “GAFA” e merr emrin nga inicialet e gjigantëve të teknologjisë Gogle, Apple, Facebook dhe Amazon.

    Franca është një prej vendeve që më shumti ka bërë presion për një taksë dixhitale por gjatë një takimi mes Ministrave Evropian të Financave gjatë fundjavës, Suedia, Finlanda, Irlanda dhe Danimarka bllokuan draft propozimin.

    “Po shndërrohemi në një botë dixhitale çdo ditë e më shumë dhe do të jetë një problem i madh nëse nuk gjejmë një mënyrë për të vjelë taksa,” tha Vestager për France InterRadio.

    Vestager shihet si një kandidate për presidencën Evropiane kur të largohet Jean Claude Juncker në Nëntor.

    “Gjëja më e mirë është një taksë global. Por nëse duam të kemi rezultate në një periudhë afatshkurtër, Evropa duhet të udhëheqë,” shtoi komisionerja.

    Në Francë parlamenti ka propozuar implementimin e një takse prej 3% në reklamimin online dhe të ardhurat e tjera gjeneruar nga firma interneti dhe shërbime online me të ardhura mbi 750 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark