×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Bashkimi i Ferizajt” ende s’ka ndodhur, projekti u përshkua me shumë parregullësi

    Insajderi
    30 June 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Planifikimi i dobët dhe menaxhimi jo efektiv i kontratave publike që ndërlidhen me projektin “Bashkimi i qytetit të Ferizajt i ka kushtuar buxhetit të Kosovës shpenzime shtesë, dhe, edhe pas katër viteve projekti nuk ka përfunduar. Kështu ka konstatuar Auditori i Përgjithshëm i Shtetit.

    Gazeta Insajderi

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit: Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

    Auditori ka audituar projektin që nga zanafilla e tij në dhjetor të vitit 2017 e deri në prill të vitit 2022, përfshirë planifikimin, procedurat e prokurimit, menaxhimin dhe arritjen e objektivave të projekti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Auditimi ka konstatuar se Komuna e Ferizajt nuk ishte efikase në planifikimin dhe menaxhimin e projektit “Bashkimi i qytetit” sepse kishte marrë më shumë kohë dhe kishte kushtuar më shumë se që ishte paraparë.

    Auditori i Përgjithshëm ka nxjerrë në pah, se si pasojë e planifikimit jo të mirë të projektit, komuna kishte kontraktuar shumë punë të cilat nuk ishin parashikuar në fillim dhe për pasojë kishin kosto shtesë, menaxhim joefektiv të kontratave, kishte vonesë në kryerjen e punëve dhe ende nuk është bërë pranimi teknik i projektit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Po ashtu, komuna nuk ka bërë vlerësim lidhur me nivelin e arritjes së objektivave të ndërtimit të projektit, që do të thotë se nuk ka informacion se çfarë vlere i ka shtuar investimi jetës së qytetarëve të komunës.

    Institucioni i drejtuar nga Agim Aliu u Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kishte përfshirë projektin në dokumentet strategjike duke e zbehur kështu transparencën ndaj qytetarëve, nuk kishte buxhetuar mjete të mjaftueshme për realizimin e projektit dhe si pasojë projekti nuk kishte arritur të realizohet me kohë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Komuna nuk kishte marrë të gjitha masat për të siguruar parakushte për ndërtim të papenguar të projektit. Përveç kësaj, kishte kontraktuar shërbime apo punë me çmim shumë më të lartë se vlera e parashikuar e kontratave duke e kufizuar konkurrencën mes operatorëve ekonomik”.

    “Kemi gjetur edhe se Komuna i kishte paguar operatorit ekonomik punë të cilat ende nuk janë përfunduar dhe në anën tjetër operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat ende nuk është paguar”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, për këtë auditim ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e kontrolleve në fazën e planifikimit, tenderimit dhe menaxhimit të projektit dhe ka deklaruar se është më se e nevojshme që fondet publike të shpenzohen me përgjegjshmëri të plotë.

    “Planifikimi i dobët dhe menaxhimi jo efektiv i kontratave publike që ndërlidhen me projektin “Bashkimi i qytetit” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës shpenzime shtesë, dhe, edhe pas katër viteve projekti nuk ka përfunduar. Projektet e tilla me interes publik dhe me kosto të lartë financiare, duhet t’i nënshtrohen një diskutimi gjithëpërfshirës dhe me kohë me qytetarët dhe duhet të ketë objektiva të qarta dhe të matshme për realizmin e tyre”, thotë Spanca, shkruan Gazeta Insajderi.  

    “Me qëllim të përmirësimit të procesit të menaxhimit të projekteve të tilla ndërtimore kemi dhënë dy rekomandime për Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe 11 rekomandime për Komunën e Ferizajt”.

    Përurimi i bashkimit të Ferizajt kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar, projekti në fjalë nuk kishte marrë jehonë vetëm në qytetin e ferizajasve, por edhe më gjerë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark