×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, Selimi mbështet idenë e Ramush Haradinajt

    Insajderi
    26 January 2021 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nëse nuk anëtarësohet Kosova në BE do kërkojë referendum për bashkim me Shqipërinë.

    Këtë deklaratë të shefit të partisë së tij, ministri Selim Selimi e konsideron si një gjë të drejtë dhe që duhet bërë nëse Evropa nuk i pranon dhe pas plotësimit të kushteve.

    “Kjo është një deklaratë plotësisht legjitime, pasi për 20 vite jemi mohuar në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ne kemi plotësuar kushtet dhe e meritojmë anëtarësimin.  Pas këtij refuzimi është legjitim dhe referendumi”, shprehet ministri i drejtësisë për Balkan Talks.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, cili mendon se me Kurtin kryeministër dhe Haradinajn president Kosova është e rrezikshme për Evropën dhe botën. Por ky pretendim i Vuçiç kundërshtohet nga z. Selimi, i cili thotë se nuk është Kosova, por Serbia ajo që përbën rrezik për Evropën dhe botën.

    “Nuk përbën rrezik Kurti kryeministër dhe Haradinaj president, por Vuçic që është sateliti i Rusisë”, tha Selimi. 

    Ai nuk hodhi poshtë as koalicionin pas zgjedhor me Vetëvendosjen. Gjatë intervistës në “Balkan Talks”, ministri i Drejtësisë së Kosovës foli është për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbështetjen që ka ofruar institucioni që ai drejton.

    “Ne besojmë në drejtësi se ka qenë dhe do jetë edhe këtu në anën tonë. Ministria ka nënshkruar udhëzime për mbrojtje ndaj tyre, familjeve dhe kompensim për ata që shpallen të pafajshëm”, shprehet anëtari i kryesisë së AAK-së.

    Nisur nga fakti se z.Selimi është nga Lugina e Preshevës, gazetari Franko Egro shfrytëzoi rastin ta pyeste atë përsonalisht se çfarë qëndrimi ka për çështjen shqiptare aty, për këtë ministri u përgjigj: “Kur kemi qenë në dialog çështjen e Luginës e kemi shtruar aty për të drejta e tyre. Ne nuk negociojmë sovranitetin tonë”, tha Selimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark