×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Bashkimi me Shqipërinë”, Haradinaj nga Lidhja e Prizrenit kërkon besimin për President

    Insajderi
    03 February 2021 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, bartësi i listës së Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, hapjen zyrtare të fushtës zgjedhore e ka bërë në Prizren.

    Nga oborri i Lidhjes së Prizrenit, Haradinaj ka dhënë një nga zotimet sipas tij me rëndësi të përjetshme.

    “Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj, Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë”, ka thënë kandidati për President para shumë të pranishmëve.

    “Sot, ne fillojmë garën për zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do të jetë ky President. Unë jam i përkushtuar t’i shërbej vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time”, tha tutje ai.

    “Unë, si President zotohem se do të mbështesë qeverinë fuqishëm në politikat ekonomike që kanë për qëllim ringjalljen dhe zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e pagave më të larta, duke përkrahur reformat e nevojshme që sigurojnë mirëqenie dhe zhvillim për vendin. Si President do të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ekuilibrin aq të nevojshëm të pushteteve dhe do të jem në ballë të mbrojtjes së interesave të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një president që është gardian i pavarësisë, territorit e lirisë, dhe i gatshëm t’i kundërvihet politikave të Serbisë dhe Vuçiqit.

    “Kosova ka nevojë sot më shumë se asnjëherë për një President të vendosur e që ka vizion se si mbrohet dhe zhvillohet vendi. Si gardiani i pavarësisë, territorit dhe lirisë sonë jam gjithmonë i gatshëm t’i kundërvihem politikave të Serbisë së Vuçiqit”, është shprehur Haradinaj, gjatë adresimit të sotëm para qytetarëve, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore.

    Haradinaj e ka vënë në pah edhe një herë bashkimin me Shqipërinë.

    “Pse është më rendësi që sot ta rikonfirmojmë këtë të drejt tonën, sepse shqiptarët në fillim të ekzistencës janë bazu në moten e Lidhjes së Prizrenit. Po do të jetojmë në paqe me fqinjtë, por do ta mbrojmë tonën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark