
Kjo falë edhe shtetit spanjoll, të cilët reaguan të premten pas përfshirjes së flamurit të rajonit të Baskisë në listën e flamujve të ndaluar, krahas atij të ISIS-it.
“Ky është një flamur kushtetues, legal dhe legjitim dhe qeveria spanjolle do të mbrojë atë kur është e nevojshme”, tha zëvendëskryeministri spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria.
Ministri i jashtëm Jose Manuel Garcia-Margallo, i dërgoi një kërkesë ambasadorit të Spanjës në Suedi, duke i thënë se “ai është një flamur kushtetues dhe nuk mund të jetë në atë listë”, tha një zëdhënëse e ministrisë për AFP.
Organizatorët e festivalit, i cili do të mbahet në mes të muajit maj në Stokholm, kërkoi falje për atë që thanë ata ishte një përzierje e flamujve të disa “shteteve apo rajoneve ende të pakonfirmuara”.
Përveç flamurit të Baskisë, në listën e flamujve të ndaluar janë edhe ai i Kosovës, Krimesë Qipros turke, Nagorhno-Karabakh-ut dhe ISIS-it.
Edhe ndalesa e flamurit të Kosovës ka ngjallur reagim të ngjashëm. Për këtë vendim të Eurovisionit kanë reaguar deputetët e Kuvendit të Kosovës, Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli dhe Radio Televizioni Publik. /Insajderi.com