Basketbollistja amerikane, Brittney Griner është dënuar nga një gjykatë ruse me 9 vjet burg dhe me një gjobë prej 1 milion rubla (afërsisht 16,400 dollarë), pasi iu gjet 1 gram vaj kanabisi në valixhen e saj.
Griner u shpall fajtor për kontrabandë droge, një krim që gjykatësi tha se ajo e kreu me dashje. Griner u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo të Moskës më 17 shkurt.
Ajo tha se ishte një gabim i sinqertë për shkak të ngutjes së paketimit.
Avokatët e saj argumentuan se Griner ka përdorur marihuanë mjekësore, vetëm kur ka qenë në shtëpi në Arizona, ku është e ligjshme.
Presidenti Biden reagoi për këtë ngjarje duke e quajtur të papranueshëm vendimin.