Ish-futbollisti argjentinas Sergio Agüero, i njohur edhe si Kun Agüero , vizitoi për herë të parë ‘El Hormiguero’ këtë të martë, ku foli për karrierën e tij sportive, të cilës i dha fund më 15 dhjetor, pasi pësoi një aritmi kardiake në një ndeshje të La Ligës një muaj e gjysmë më parë. Saktësisht në Barcelonë kundër Alavés, që u zhvillua më 30 tetor.
Krahas shumë problemeve të diskutuara, Kun Aguero, ish-sulmuesi i Atlético Madridit, Manchester Cityt dhe Barcelonas, ka vënë “bast” për Real Madridin, si fitues ndaj Liverpoolit, në finalen e Champions League, që do të luhet në Paris, më 28 maj.
“Do të jetë e vështirë, por mendoj se Madridi ka më shumë mundësi,- ka thënë Agüero. Madridët kanë më shumë përvojë në finale dhe për shkak të mënyrës se si kanë arritur në finale, mendoj se kanë më shumë shanse. Liverpooli i respekton dhe ata e dinë se Madridi është i komplikuar, edhe pse e vërteta është se nuk më intereson kush fiton”,– përfundoi ish-sulmuesi argjnetinas.