×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastiset edhe banesa e prindërve të Artan Behramit

    Insajderi
    31 October 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur bastisja e banesës së prindërve të Artan Behramit, ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Bastisja po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës.

    Bastisja në banesën e ish-këshilltarit Behrami, ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit derisa sipas informacioneve , ajo ka përfunduar në orën 12:00.

    Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë konfiskuar ndonjë gjë nga bastisja.

    Kjo vjen një ditë pasi ai kishte reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, të dy po ashtu ish-këshilltar të Hashim Thaçit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark