×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bastiset zyra e gjigantit Google në Paris

    Insajderi
    24 May 2016 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e financave në Francë kanë bastisur zyrat e gjigantit amerikan të internetit, Google, në Paris.

    Bastisja thuhet se është pjesë e një hetimi për mashtrim tatimor. Burimet e policisë kanë konfirmuar bastisjen, por vetë Google, deri më tash, nuk ka bërë komente.

    Google akuzohet se i ka borxh shtetit francez 1.6 miliard euro, në taksa të papaguara.

    Franca, Britania dhe vendet e tjera janë ankuar prej kohësh për mënyrën se si Google, Yahoo dhe gjigante të tjera digjitale gjenerojnë të ardhura në vendet e tyre, por bazën e taksave e kanë në shtete të tjera. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark