Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë- Ky është zyrtari që u ndalua nga hetuesit policorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë- Ky është zyrtari që u ndalua nga hetuesit policorë

    Insajderi
    20 March 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryere bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.

    Bastisja është kryer në Zyrën e Prokurimit.

    Gazeta Insajderi mëson se hetuesit policorë kanë ndaluar për intervistim zyrtarin nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje, Bedri Dobra.

    Policia ka sekuestruar kompjuter e dokumente të cilat janë dërguar në objekt të policisë për hetim.

    Ndërsa, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Kosovës lidhu me këtë aksion derisa Insajderi ka provuar disa herë të merr një konfirmim.

    Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobilieve nga ish-selitë e AAK’së për inventar që nuk kanë ekzistuar.

    Këto janë pamjet nga momenti kur zyrtari largohet nga ministria nën përcjelljen e policëve hetues:

    Zyrtari në fjalë, Bedri Dobruna ishte shpallur “punëtori i vitit” nga ministri Faton Peci në vitin 2024.

    Faton Peci, ministri i Bujqësisë është lajmëruar me një foto në Facebook, pasi Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisjes në objektin e kësaj Ministrie. Por, jo për këtë rast, ai ka ndarë një foto i buzëqeshur nga fshati Babaj i Bokës së Gjakovës.

    E komentuesit kanë nisur të tallen me Ministrin Peci në foton e ndarë.

    Dikush ka ironizuar me veshjen e tij, e dikush me mbiemrin e Ministrit.

    Për burg koke vesh, të erdh koha me të ba synet, boll vjedhe“, janë disa prej komenteve që kanë filluar të bëhen në foton e ndarë nga Faton Peci.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark