Insajderi
Lajme

Bastisja për tenderin milionësh- Reagon Ministria e Bujqësisë

Insajderi
27 May 2025 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisja për tenderin milionësh- Reagon Ministria e Bujqësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale është duke kryer bastisje tek MBPZHR lidhur me dyshimet për skandalin e tenderit multi-milionësh për ndërtimin e fabrikës për mbetje shtazore.

Derisa po kryhen bastisjet, Ministria ka dalë me reagim zyrtar, shkruan Insajderi.

Ata thonë se janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit për të ofruar çdo informatë të kërkuar.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Prokuroria Speciale konfirmoi më herët për Insajderin se bastisja është duke u zhvilluar në katër lokacione.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark