Insajderi
Lajme

Bastisje masive në Zveçan dhe Zubin Potok: 7 persona të arrestuar në hetimin për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it

Insajderi
19 October 2025 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisje masive në Zveçan dhe Zubin Potok: 7 persona të arrestuar në hetimin për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer sot bastisje në Zveçan dhe Zubin Potok në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), A.S.

Gjatë operacionit janë shoqëruar shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë bastisur dy lokacione në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

Rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

Vrasje të rëndë;

Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente dhe pajisje elektronike të ndryshme.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë dhe rendin në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark