×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Bastisje në lokacione të ndryshme”- policia njofton për veprimet pas vrasjes së 48-vjeçarit në Prizren

    Insajderi
    04 September 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vrasjes së Beqir Morinës, 48-vjeçar, në Prizren mbrëmjen e së dielës, ka kryer bastisje në lokacione të ndryshme për ta kërkuar dorasin e viktimës.

    PK-ja këtë e ka bërë të ditur në raportin 24-orësh, teksa ka dhënë detaje edhe se si ka ndodhur ngjarja.

    “Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së  dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”.

    Dëshmitarë të ngjarjes makabër mbrëmë në Prizren kanë njoftuar në adresë të Insajderit detaje lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit, Beqir Morina.

    Sipas tyre, Morina është vrarë në prani të bashkëshortës dhe vajzës, i cili është goditur me shtatë plumba nga pushka automatike.

    Dy dëshmitarët ka thënë për Gazetën Insajderi se dorasi me viktimën ishin komshinj mes vete.

    Arsyeja që çoi deri tek konflikti ende nuk është bërë e ditur. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark