×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bastisjet në 7 lokacione, Policia tregon armatimin e gjetur në një soliter në Mitrovicë të Veriut

    Insajderi
    14 October 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët për media kanë bërë të ditura rezultatet e aksionit të sotëm në veri të Vendit, ku kanë kryer kontrolle në shatë lokacione.

    Nga kontrollet kanë gjetur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera ushtarake.

    Lokacionet në të cilat janë bërë kontrollet kanë ndërlidhje me sulmin e 24 shtatorit.

    Në komunikatë bëhet e ditur se në një nga soliterët në Mitrovicën e Veriut janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola dhe eksploziv.

    Këto kontrolle janë bërë bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in.

    Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

    • 87 copë eksploziv të tipit TM 100

    • 3 granata hedhës dore (zola)

    • 1 armë automatike AK-47

    • 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

    • 14 karikatorë

    • Municion të kalibrave të ndryshëm

    • 63 detonatorë elektrik

    • 23 detonatorë mekanik

    • 1 orë për aktivizim

    • 1 granatë dore M79

    • 3 tuba fitila ndezës

    • Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark