Llapi ka arritur të rikthehet te fitoret në kampionat pasi ka fituar në udhëtim te Ulpiana.
Llapi triumfoi me rezultat të pastër 0-2 falë një ndeshje shumë të kujdesshme.
Pas fitores ka folur trajneri Batatina, i cili tha se është i kënaqur që kanë debutuar futbollistë nga Akademia e Llapit, pasi promovimi i talentëve të rinj është prioritet i tij.
“Së pari jam i kënqur që kanë debutu 5 lojtarë nga Akademia e Llapit, është prioritet i imi promovimi i talentëve. Jam i lumtur edhe me golin e Festimit. E kam ditur që është ndeshje e vështire, duke e ditur që kanë pauzu 11 lojtarët titullar, por Llapi ka dy skuadra brenda një skuadre, prandaj është këtu ku është” – tha Batatina.
Me këtë fitore Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit në tabelë me 24 sosh.